Cilësia e ajrit në Prishtinë, vazhdon të jetë e pashëndetshme për shumë qytetarë të kryeqytetit. Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga ambasada amerikane në Prishtinë, qytetarët e kryeqytetit rrezikohen nga ajri i ndotur.
Nga shifrat zyrtare të ueb faqes zyrtare të ambasadës amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytet rezulton të jetë i pashëndetshëm. Nga të dhënat ndotja e ajrit shënon 153 PPM.
Viteve të fundit në Kosovë, nivelet e larta të ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit janë bërë tejet shqetësuese për shëndetin e qytetarëve
Megjithatë burimet kryesore të ndotjes së ajrit llogaritet të jenë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), transporti rrugor, shfrytëzimi i thëngjillit dhe drurit nga amvisëritë për ngrohje.
Në nivel evropian vdekshmëria nga ndotja e ajrit arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë./Gazeta Sinjali/