image Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur

Sociale

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur

news image

Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit. Gjendja e njëjtë e ajrit ishte edhe mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në matësin për matjen e cilësisë së ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, ajri sot ka qenë i ndotur me vlera “AQI i ndotur PM2.5”.

Së bashku me vlerën në këtë matës është paraqitur edhe figura e kuqe që nënkupton se ajri në kryeqytet është i pashëndetshëm.

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.

Me këtë rast, ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat të shmangin daljet kur ajri është i ndotur./Gazeta Sinjali/