image Ajër vdekjeprurës në lagjen e Muhaxherëve, sikur në Pakistan e Mongoli

Kosovë

Ndotja alarmante/ Ajër vdekjeprurës në lagjen e Muhaxherëve, sikur në Pakistan e Mongoli

news image

Objektet e larta në lagjjen e Muhaxherëve në Prishtinë nuk mund të shihen shumë qartë. Jo për shkak të mjegullës, por për shkak të tymit që del prej oxhaqeve.

Një video që është bërë në këtë lagje tregon edhe vizuelisht gjendjen e tmerrshme të ajrit vdekjeprurës që po e karakterizon kryeqytetin e Kosovës çdo dimër, shkruan Gazeta Sinjali.

Alarmi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit u lëshua mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkrive e të zemrës”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Normat e regjistruara në mbrëmje kapin shifrën e 168 PM, ndërsa momentalisht është 163 PM. Këto norma e rangojnë Kosovën në vendin e 5-të në botë për nga ndotja e ajrit. Ajri në Kosovë, sipas matjeve është i krahasueshëm me atë në Lahore të Pakistanit apo në Ulaanbaatar të Mongolisë. /Gazeta Sinjali/