Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Aida Doci, muaj më parë i dha fund beqarisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Martesa e saj me menaxherin, Naser Qelin, bëri bujë nëpër mediat rozë për javë të tëra.
E ftuar në emisionin “NIN”, Aida u pyet edhe se si po ndihet pas martesës dhe si i ka marrëdhëniet me fëmijët e Naserit.
Ajo u shpreh se po e jeton kulmin e lumturisë.
“Unë jam duke e jetuar kulmin e lumturisë. Jetoj me Naserin dhe dy fëmijët e tij. Ata muj me than që janë dashni për mu dhe bekim për mu. Jemi familje e mrekullueshme”, u shpreh këngëtarja. /GazetaSinjali/