Në mesin e 29 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, 13 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës. Por, fëmijët e çerdheve që janë testuar kanë rezultuar negativ.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si rrjedhojë e kësaj, çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” do të rihapen por pa klasët e testuara.
“Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara” ka shkruar Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës ka shtuar se kanë pritur një numër edhe më të madh të rasteve të reja, por megjithatë situata, sipas tij është e menaxhueshme. Ai ka bërë thirrje që të mbahet distanca dhe të merren masat mbrojtëse. /GazetaSinjali/