Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se rritja e rasteve të reja me koronavirus në Prishtinë është alarmante dhe shqetësuese.
Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, që nga data 20 mars e deri më sot kanë rezultuar 1 mijë e 963 raste pozitiv me COVID-19, prej të cilave 1209 raste janë ende aktive.
“Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me COVID-19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.
Më tutje ai ka bërë thirrje që qytetarët t’i bartin maskat në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, duke thënë se të bashkuar mund ta kalojmë këtë sfidë./ Gazeta Sinjali/