image Ahmeti thotë se nuk do të ishte bërë kurrë kryetar i Prishtinës pa aktivistat e VV-së

Kosovë

Deklaratë/ Ahmeti thotë se nuk do të ishte bërë kurrë kryetar i Prishtinës pa aktivistat e VV-së

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ai nuk do të ishte bërë kurrë kryetar i Prishtinës po të mos ishin aktivistat e Vetëvendosjes.

“Unë nuk do të isha bë kurrë kryetar i Prishtinës po të mos ishin aktivistat e VV-së”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti më tutje foli edhe për test-protestën e fundit të bërë nga Vetëvendosje, ku tha se ai nu ka folur për të mos hyrë në debat.

“E pranoj si kritikë. Nuk reagova sepse nuk desha të përfshihem në debat. E pikërisht duke mos dashur të reagoj, u përfshiva në debat”, ka thënë Ahmeti në Pressing./ Gazeta Sinjali/