image Ahmeti flet për vdekjen e kalimtarit nga konflikti i armatosur

Prishtinë/ Ahmeti flet për vdekjen e kalimtarit nga konflikti i armatosur

news image

Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vdekjes së djeshme në QKUK të Gani Rafunës. Ai u bë personi i tretë që ndërroi jetë pas plagëve të marra në konfliktin e armatosur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, megjithëse ishte vetëm kalimtar.

Ahmeti tha se e njeh Ganiun si njeri të urtë dhe të drejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti tregoi se Ganiu po shkonte për ta marr mbesën në shkollë kur u qëllua nga një plumb.

“Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij”, ka shkruar Ahmeti duke i shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ahmeti shpreson që ky rast të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti nodhin askujt. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10158865711337166