image Ahmeti: Nuk do ta lejojmë vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit nëse do duket si maketa e prezantuar

Kosovë

Ahmeti: Nuk do ta lejojmë vendosjen e shtatores së Fadil Vokrrit nëse do duket si maketa e prezantuar

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas zbulimit të shtatoreve të Adem Jasharit dhe Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti tha se nuk do ta lejojnë që edhe në komunën që ai drejton, të ketë shtatore të njëjtë me ato që u zbuluan sot të cilat i quajti si karikatura.

“Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.

Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Urime dita e flamurit!

/Gazeta Sinjali/