image Ahmeti në Twitter e përmend Grenellin, pokerin dhe lojën që mund të luhet me Kosovën

Politikë

Ahmeti në Twitter e përmend Grenellin, pokerin dhe lojën që mund të luhet me Kosovën

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë ‘tag’, të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin, duke thënë se pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja, shpreson që nuk është duke u luajtur poker me Kosovën.

Ahmeti ka shkruar se shtyerja e takimit në Washington dhe aktakuza është përtej nivelit të Kosovës.

“Shtyrja e takimit nga Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë dhe komunikata e aktakuzës tre ditë përpara takimit nga Gjykata Speciale janë përtej nivelit tonë të cilin mund ta paguajmë. Fatkeqësisht, si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit. Shpresojmë që jemi duke u trajtuar nga lojtarët e duhur dhe nuk tregëtohemi lehtë” , ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit i cili ishte caktuar të mbahej nesër në Shtëpinë e Bardhë, pasi edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen shkaku i aktakzuës së dorëzuar nga Prokurori Special ndaj presidentit Hashim Thaçi./ Gazeta Sinjali/