image Ahmeti kërkon mbyllje dyjavore të vendit: Tash është vonë për kozmetikë

Politikë

Ahmeti kërkon mbyllje dyjavore të vendit: Tash është vonë për kozmetikë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shprehet i pakënaqur me masat kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria.

Ai po kërkon masa më të rrepta duke përfshirë edhe mbylljen dyjavore.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka dhënë disa sugjerime për Qeverinë Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese

2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.

3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.

4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina

5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. S’kemi njerëz për të humbur.

/GazetaSinjali/