Nga 14 rastet e reja që sonte rezultuan pozitivë në testin për koronavirus, një është nga Komuna e Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmeti, ky është rasti i vetëm pozitiv nga 58 mostrat e dyshuara që janë marrë sot në Prishtinë.
Ahmeti tha se kanë qenë në ankth se numri i rasteve do të jetë më i madh.
“Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dhe jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/