Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar qasjen e Qeverisë dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai ka shkruar se është i padrejtë shtrembërimi që po i bëhet Jasharajt kinse ka qenë anëtar i një partie serbe. Sipas tij kjo nuk i shërben askujt sepse nisur nga ajo në Vetëvendosje ka anëtarë më të vonshëm të partive ‘serbe’.
Ahmeti thotë se greva është kërkesë e mijëra punëtorëve si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike e jo si organizim individual i një personi që po e luan kalin e Trojës.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Rrahman Jasharin po e forcon vetë qeveria.
Së pari po jap kreditin e një njeriu që mundet me i bind dhjetëra mijëra mësimdhënës me hy në grevë.
Së dyti me sulme ad hominem. Po e përdorin një listë të publikuar nga shokët e Rrahmanit (me të cilët vinin në VV bashkë) që paska qenë pjesë e Listës Komuniste në Jugosllavi dhe qëllimisht po e shtrembërojnë si anëtar të partisë serbe.
Kot! Për parti serbe mos hyni se ka në VV anëtarë më të vonshëm të partive “serbe”, dhe kjo është së pari e pasaktë dhe së dyti hipokrizi.
Kuptone grevën si kërkesë të mijëra punëtorëve në këtë situatë të rëndë ekonomike e jo si organizim i një supermani si Rrahman Jashari i cili po luan kalin e Trojës në diskutimet e rëndësishme për targat.
Edhe nqs nuk keni mundësi buxhetore thirrni në takim dhe shpjegoni se çka mundet me u ba.
/GazetaSinjali/