Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike e kësaj komune është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen “Arbëria”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ahmetit, brenda këtij muaji do të fillojë edhe rregullimi i dy rrethrrotullimeve të tjera.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen ‘Arbëria’ me ndarje fizike. Brenda këtij muaji do fillojë edhe rregullimi i rrethrrotullimit që lidhë rrugën ‘B’ dhe rrugën ‘C’, si dhe ai në lagjen ‘Kalabria'”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
I pari i kryeqytetit ka thënë se ndarjet fizike në 3 rrethrrotullime të tjera më herët, kanë ndihmuar në rregullimin e qarkullimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët e trafikut./Gazeta Sinjali/
Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen”Arbëria” me ndarje fizike. Brenda këtij…
Posted by Shpend Ahmeti on Sunday, December 6, 2020