image AGK-ja i bën thirrje VV-së për distancimin nga gjuha e zyrtarit të saj

Politikë

AGK-ja i bën thirrje VV-së për distancimin nga gjuha e zyrtarit të saj

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Feraj të hënën përmes një postimi në Facebook i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj.

AGK thekson se “gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme”.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve“, thuhet në reagimin e AGK-së. /GazetaSinjali/