Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka bërë një sezon shumë të mirë deri tani me Hellas Veronën, përkrah Amir Rrahmanit të Kosovës.
Mediat italiane raportojnë se Kumbulla po kërkohet nga Juventusi, Napoli e Fiorentina. Në anën tjetër, menaxheri i lojtarit, Gianni Vitali ka theksuar se së fundi Interi është futur në garë për ta transferuar atë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Interi po e shikon Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Do të ishte gati. Kumbulla mund të luajë në mbrojtjen e Interit. Sa i takon çmimit, duhen pyetur drejtuesit e Hellas Veronës, presidenti dhe drejtori sportiv”, ka deklaruar për Fcinternews.it, agjenti i Kumbullas, Gianni Vitali.
Menaxheri i Marash Kumbullas ka shtuar se lojtari po kërkohet nga klube të ndryshme italiane dhe evropiane, ndërkaq shton se të gjitha skuadrat do t’i bëjnë vlerësimet e tyre, e në fund të vendoset për të ardhmen e lojtarit. /Gazeta Sinjali/