Agjenti i Lautaro Martinez, Camano, ka folur përsëri mbi të ardhmen e klientit të tij, në mes spekulimeve për një largim të mundshëm.
Është spekuluar se Lautaro mund të largohet nga Interi këtë verë, me rikthimin e Lukakut tek klubi zikaltër.
Sidoqoftë, agjenti i argjentinasit ka përsëritur edhe njëherë se klienti i tij nuk do të largohet nga Interi.
“Nuk ka kuptim të largohet nga Interi, ai është një nivel i lartë atje dhe ndihet i dashur nga tifozët. Lautaro është padyshim i lumtur te Interi”, ka deklaruar ai.