Agjenti i Gabriel Jesus ka pohuar se Chelsea bëri një lëvizje të vonë për të provuar të rrëmbejë brazilianin nga klubi i ri Arsenal.
Topçinjtë arritën objektivin kryesor të transferimeve Jesus për 45 milionë funte nga Manchester City në fillim të këtij muaji.
Jesus e gjeti rrjetën me fanellën e Arsenalit vetëm 90 sekonda pasi u inkuadrua në miqësoren parasezonale ndaj Nurnbergut javën e kaluar, duke mbyllur ndeshjen me një dopietë.
Por duket se Chelsea bëri një sulm me vonesë për sulmuesin në ‘ditët e fundit’ para ardhjes së tij në Emirates.
Agjenti i Jesus, Marcelo Pettinati i tha gazetarit Freddie Paxton: “Chelsea ishte një nga skuadrat që u përpoqën të rrëmbenin lëvizjen e Arsenalit.
Ata u përpoqën shumë në ditët e fundit për ta marrë atë. Deri në atë pikë, ne kishim zgjedhur tashmë projektin tonë të ri.’
Një faktor kyç në vendimin e yllit brazilian ishte bashkimi me trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta, i cili më parë kishte punuar së bashku me 25-vjeçarin si ndihmës menaxher në Etihad Stadium.
Pas mbërritjes së tij, Jesus i tha faqes së internetit të klubit të Arsenalit: “Ne folëm disa herë për klubin, lojtarët, projektin dhe të ardhmen.
Unë besoj 100 për qind te Mikel. Kam kaluar shumë mirë me të më parë, ai është një djalë shumë i mirë dhe një trajner shumë i mirë gjithashtu”.
Që atëherë, Chelsea ka blerë ish-bashkëlojtarin e Jesus në Etihad, Raheem Sterling për 50 milionë funte.