Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër viziton Shqipërinë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Hoti do të zhvillojë këto aktivitete:
10:00 – Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave
11:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:10 – Takim me kresidentin Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe
14:00 – Takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
14:45 – Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
15:30 – Takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD. /Gazeta Sinjali