image Agjenda e Kombëtares së Suedisë dhe Kosovës gjatë ditës së nesërme

Futboll

Agjenda e Kombëtares së Suedisë dhe Kosovës gjatë ditës së nesërme

news image

Kosova dhe Suedia do të përballen të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45, për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, shkruan Sinjali Sport.

Kombëtarja e Suedisë do të arrijë nesër në Kosovë, ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore.

Kurse, më vonë, duke filluar nga ora 18:40, Kombëtarja e Suedisë do të mbajë një konferencë për media.

Kombëtarja e Kosovës mban konferencën nga ora 18:00, ndërsa stërvitjen e fillon nga ora 19:00.

Në konferencat për media do të jenë të pranishëm 12 gazetarë që janë akredituar për sallën e konferencave./Gazeta Sinjali/