Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka quajtur ofertën e fundit të VV-së si përpjekje jo serioze për arritjen e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.
Ai ka akuzuar VV-në se po përpiqet të arrijë tek pushtetin absolut, duke nënshkruar e nënçmuar LDK-në.
Veliu ofertën e fundit të VV-së e ka quajtur të dështuar dhe se nuk do të duhej ta ndihmojë askush nga LDK-në.
Postimi i plotë:
Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës
E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.
Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.
Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.
Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.