Tashmë që dy herë është duke u shtyrë ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për shkak të pandemisë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë në RTK ka treguar se kur pritet të luhet kjo ndeshje.
‘Loja me Maqedonin do të ndodhë në tetor ose nëntor, nuk është e caktuar po sigurisht tetori ose nëntori se na lidhet Liga e Kombeve’, u shprehë ai.
Kjo ndeshje në kushte normale do të duhej të luhej në muajin mars por shpërthimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut e pamundësoj këtë./Gazeta Sinjali/