Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e Afganistanit, kështu duke i detyruar banorët e disa qyteteve të dalin në rrugë.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti kishte fuqinë prej 6.1 shkallësh të Richterit. Epiqendra u regjistrua 51 kilometra larg qytetit Jurm dhe në 200 kilometra thellësi.
Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale./Gazeta Sinjali/