Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimeve në 21 komunat e Kosovës, ku sot është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, shkruan Sinjali.
E menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në KQZ ka filluar numërimi i votave.
Sipas 59,27 për qind e votave, në komunën e Gjilanit prinë kandidati i VV-së, Alban Hyseni me 50,16 për qind, ndërsa kryetari aktual ka marrë 49,84 për qind.
Në këtë LINK mund t’i përcjellni rezultatet e KQZ-së për komunën e Gjilanit. /GazetaSinjali/