Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit është në rritje e sipër, shkruan Gazeta Sinjali.
Rritja drastike e rasteve ka prekur më së shumti kryeqytetin, ku brenda 7 ditëve të fundit u regjistruan 1 mijë e 92 raste të reja me sëmundjen infektive, apo 48.83 për qind e rasteve të shënuara në tërë vendin.
Piku i pandemisë në vendin tonë u shënua të shtunën, që rezultoi me një shifër rekord prej 514 rasteve, ku vetëm në Prishtinë ishin 249 raste pozitive.
Ndërkaq, vetëm sot u shënuan 185 raste në Prishtinë, ndërsa 337 në nivel vendi.
Për të frenuar përhapjen e këtij virusi, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /Gazeta Sinjali/