image Kosovë/ Afër 3 mijë persona humbën jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Shëndetësi

Kosovë/ Afër 3 mijë persona humbën jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

news image

Nga fillimi i ekzistimit të virusit COVID-19 në Kosovë si rezultat i infektimit kanë humbur jetën gjithsej 2 mijë e 988 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, numri total i personave që kanë rezultuar pozitivë është 161 mijë 246, derisa në 24 orët e fundit kanë qenë vetëm 11 qytetarë.

157 mijë 941 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa mbi një milion janë testuar, konkretisht 1,347,037. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar vetëm 1 mijë 734 persona.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se për 24 orë asnjë person nuk ka humbur jetën.

Aktualisht në Kosovë janë 317 raste aktive me COVID-19.

E situatë më e rëndë është në vendet fqinje. Në Shqipëri dje u njoftua se për 24 orë kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 296 raste të reja.

Ndërsa në Maqedoni, dje për 24 orë vdiqën 12 persona dhe 327 të tjerë rezultuan pozitiv në testimin për COVID-19.

Në Serbi, për të njëjtën periudhë kohore, humbën jetën 30 persona dhe 1999 persona kanë rezultuar pozitiv.

E në Mal të Zi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, dje për 24 orë vdiqën pesë persona dhe u regjistruan 198 raste të reja./GazetaSinjali/