image Aeroporti vjen me një njoftim për udhëtarët në lidhje me anulimet e fluturimeve

Kosovë

Njoftim/ Aeroporti vjen me një njoftim për udhëtarët në lidhje me anulimet e fluturimeve

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë vendim/kërkesë zyrtare për anulimin/ndalimin e destinacioneve që i shërbejnë aeroportit, përveç destinacionit të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Gara ka thënë se qytetarët do të informohen për çdo risi në lidhje me fluturimet.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjë vendim/kërkesë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat i shërbejmë nga ANP ‘Adem Jashari’, përveç destinacionit të Italisë! Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja. Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/tina.gara.18/posts/2104916426321569

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë disa masa parandaluese ndaj koronavirusit, në mesin e tyre edhe pezullimin e përkohshëm të linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm./Gazeta Sinjali/