image Aeroporti i Prishtinës rihapet më 28 qershor

Kosovë

Aeroporti i Prishtinës rihapet më 28 qershor

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet më 28 qershor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e tetë të Qeverisë ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e përkohshëm e linjave ajëror dhe tokësor në Kosovë.

Ai kërkoi që rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, të bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

Kjo kërkesë e Zemajt u miratua nga Qeveria Hoti.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë. /GazetaSinjali/