image Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Kosovë

Komunikatë/ Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

news image

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër, 22 Mars nuk do të ketë më asnjë fluturim komercial të planifikuar.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se që nga koha e kufizimit të fluturimeve, janë rreth 12 mijë udhëtarë që janë shërbyer në aeroport, prej tyre kanë qenë mbi 10 mijë udhëtarë në nisje nga Prishtina për në destinacionet tjera.

Njoftimi i plotë nga aeroporti:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se që nesër me datë 22 Mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!

Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.

Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!

Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!/GazetaSinjali/