Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se me datën 16 maj është planifikuar një fluturim nga Prishtina për në Stuttgart, shkruan Gazeta Sinjali.
“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
Më tej, luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi të kontaktojnë autoritetet relevante si dhe të përcjellin informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare./GazetaSinjali/