Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për sot.
“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që ky aeroport anuloi fluturimet e planifikuara edhe për datën 16 dhe 17 qershor./Gazeta Sinjali/