Në një konferencë të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” të mbajtur tani thuhet se nga 15 qershori janë planifikuar udhëtime nga jashtë nga kompanitë ajrore si Australian Airlines, WizAir dhe disa kompani të tjera.
Aeroporti I Prishtinës është në pritje për një dritë të gjelbër për rifillimin e fluturimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ne jemi operativ, ne jemi të hapur, por së shpejti besojmë se Qeveria e Kosovës nuk do të vonojë për hapjen e aeroportit”, thuhet në konferencën e aeroportit.
Aeroporti është i gatshëm për rifillimin e udhëtimeve, ku bëhet e ditur se udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë në terminalin e a aeroportit, bagazhet do të dezinfektohen dhe shoqëruesit e udhëtarëve do të lejohen vetëm deri tek sportelet e pranimit.
Po ashtu, nga 8 marsi e deri sot janë planifikuar të udhëtojnë 700 mijë udhëtarë/Gazeta Sinjali/