image Aeroporti i Kabulit/ Ushtria amerikane vrau dy persona të armatosur

Botë

Aeroporti i Kabulit/ Ushtria amerikane vrau dy persona të armatosur

news image

Ushtria amerikane ka qëlluar me armë dy persona pasi që të njëjtët ishin të armatosur dhe gjuanin në drejtim të forcave ushtarake të ShBA-së, kështu u deklarua sekretari i Pentagonit për shtyp, John Kirby prapa kamerave.

Kështu u deklarua sekretari i Pentagonit për shtyp, John Kirby, prapa kamerave, raporton CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

Në dy incidente ndarazi, forcat amerikane iu përgjigjën kërcënimeve armiqësore dhe kjo rezultoi në vdekjen e dy personave të armatosur”, deklaroi Kirby.

Ai përsëriti se forcat amerikane “kanë të drejtën e qenësishme të vetëmbrohen” nga kërcënimet me armë të talebanëve.

Sekretari i shtypit të Pentagonit u shpreh se “nuk ka asnjë indikacion” se dy afganët që u qëlluan dhe u vranë gjatë këtij incidenti në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai ishin talebanë.

Incidenti ndodhi “brenda 24 orëve të fundit”, tha Kirby.

Ai tha se dyshohet se është plagosur një ushtar amerikan, ndonëse nuk ka arritur ta konfirmojë ende./GazetaSinjali/