image Adriana Matoshi shkëlqen me dukjen elegante krah Keith

Bota e Yjeve

Adriana Matoshi shkëlqen me dukjen elegante krah Keith

news image

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi pavarësisht komenteve negative dhe kritikave vazhdon të jetë e lumtur me të dashurin e saj, Keith Groeneveld.

Adriana, vazhdon të publikojë fotografi me të dashurin e saj duke e shfaqur dashurinë e madhe që e ka ndaj partnerit të saj.

Çifti po e shijojnë kohën së bashku, ku së fundmi ata morën vëmendjen me dukjen e tyre elegante, pasi që aktorja publikoi disa foto pranë Keith.

Adriana duket në formë fantastike me fustanin e zi me nuance të ngjyrës nude dhe Keith me kostumin blu.

View this post on Instagram

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Në këtë postim ajo ka shkruar  “Kur ndihesh e përmbushur dhe perfekte”

Komentet vijuan si gjithmonë nga miqët e çiftit të cilët komplimentuan ata për dukjen por nuk munguan as komentet negative.

Futbollisti nga Afrika prej disa ditësh është në Kosovë dhe po kalon një periudhë vere pranë të dashurës. /GazetaSinjali/