Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ka rrëmbyer çmimin si “Aktorja më e mirë”, në Festivalin Internacional të Tetovës “ODA”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Adriana Matoshi këtë çmim e rrëmbeu me anë të rolit në filmin “Shtëpia e Agës”.
Lajmin e kanë bërë të ditur edhe vetë festivali, përmes rrjetit social Facebook./Gazeta Sinjali/