image Adrenalinë e aksion - publikohet traileri i filmit "F9"

Film

Film/ Adrenalinë e aksion – publikohet traileri i filmit “F9”

news image

Është publikuar traileri i filmit “F9” (Fast and Furious), që I takon zhanrit aksion.

Krahas adrenalinës, makinave dhe skenave të aksionit, në trailerin e parë të publikuar shihet se janë rikthyer edhe disa fytyra të njohura të filmit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në “F9”, aktori Vin Diesel i njohur në film me emrin Dom Toretto, paraqitet duke kaluar një jetë të qetë me të dashurën Lettyn dhe djalin e tij, Brianin, por që të dy e dinë se janë në rrezik sa herë janë duke kaluar momente të tilla qetësie.

Këtë herë, Dom do të përballet me mëkatet e të kaluarës, duke shikuar se a do t’i shpëtoj ata që I do më së shumti.

“Fast and Furious 9” do ta ketë premierën në kinematë botërore më 22 maj.

Teksa bëjmë të ditur që traileri i këtij filmi në vetëm pak orë nga publikimi ka marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/