Një 88-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një motorr, në Divjakë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa motorri drejtohej nga një 17-vjeçar me inicialet E.B.
Viktima u identifikua me inicialet N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
“Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes” , informon policia. /Gazeta Sinjali/