image Adoleshenti i Barcelonës që theu mbrëmë rekordin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Sport/ Adoleshenti i Barcelonës që theu mbrëmë rekordin në Ligën e Kampionëve

news image

Ansu Fati është bërë lojtari më i ri në moshë në histori të Barcelonës që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Fati startoi edhe dje për Barcelonën kundër Dortmundit në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Angazhimi i tij në fushë ishte edhe për shkak të lëndimit të Leo Messit i cili nuk ishte 100% i gatshëm për ndeshje.

Ernesto Valverde vendosi ta zgjedhë sulmuesin adoleshent në formacionin startues të Barçës kundër Dortmundit në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Champions.

Fati u bë lojtar imë i ri që luan për Barcelonën në këtë garë në moshën 16 vjeçare e 351 ditë./Gazeta Sinjali/