image Adele mezi njihet nga fansat - humbi mbi 40 kilogramë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Adele mezi njihet nga fansat – humbi mbi 40 kilogramë

news image

Kantautorja e njohur britanike, Adele mezi është njohur në një festë pas ceremonisë së çmimeve “Oscar”.

Artistja që ka humbur mbi 40 kilogramë është shfaqur tejet elegante në një fustan me printe të tigrit, transmeton Gazeta Sinjali.

31-vjeçarja ka pozuar përkrah moderatores së njohur poloneze, Kinga Rusin, e cila ka thënë se ka folur për çdo gjë me këngëtaren.

https://www.instagram.com/p/B8ZSeI9lUbB/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Por, krahas lëvdatave që moderatorja poloneze i ka thurur karshi Adelës, njerëz të shumtë komentuan duke thënë se mezi e njihnin artisten.

Adele për humbje të peshës i është nënshtruar një diete të quajtur “Dieta e Sirtfood”, e cila përfshinë ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Krahas dietës, raportohet se artistja bën edhe ushtrime fizike./Gazeta Sinjali/