image AC Milan nuk heq dorë nga Aurieri

Futboll

Sport/ AC Milan nuk heq dorë nga Aurieri

news image

Skuadra e Milanit vazhdon të interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Tottenham Hotspurit, Serge Aurier.

Rossonerët tentuan ta transferonin mbrojtësin francez edhe në afatin kalimtar veror, mirëpo që nuk patën sukses.

“Sportmediaset” raporton se skuadra italiane është e vendosur që ta transferojë Aurierin në afatin e janarit.

Serge Aurier ka bërë të ditur se e dëshiron të largohet nga ‘White Hart Lane’, mirëpo Tottenhami kërkon 35 milionë euro nga shitja e tij.

Kujtojmë se AC Milani në këtë sezon dy përballje i ka fituar dy dhe ka humbur dy të tjera, andaj dëshirojnë ta forcojnë krahun e djathtë./Gazeta Sinjali/