image Abuzoi me substanca narkotike, një qytetar nga Istogu përfundon në Spitalin e Pejës - Sinjali

Abuzoi me substanca narkotike, një qytetar nga Istogu përfundon në Spitalin e Pejës

news image

Ndonëse përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është i ndaluar me ligj, qytetarët po vazhdojnë t’i përdorin ato, madje disa prej tyre edhe në sasi të tepruara.

Kështu, një banor i fshatit Orrobërdë e Istogut mbrëmjen e së martës është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht për shkak se ka abuzuar me substanca narkotike.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë së këtij rajoni se policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e këtyre substancave./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin