image Abuzim: Shoferi i ish-ministres Rozeta Hajdari pagoi gjobën e trafikut me paratë e taksapaguesve

Abuzim: Shoferi i ish-ministres Rozeta Hajdari pagoi gjobën e trafikut me paratë e taksapaguesve

news image

Ish-ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka lejuar pagesën e gjobës për kundërvajtje në komunikacion të ish-shoferit të saj Drilon Zyba, me paratë e shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar kërkesën e datës 16 mars të vitit 2020, të parashtruar nga asistentja e ish-minitres Hajdari, Shqipe Gjergjaj, drejtuar zyrës së financave të ministrisë, përmes së cilës kërkohej paradhënie në vlerë prej 60 eurosh, me qëllim të kryerjes së pagesës “Fletëparaqitje për Kundërvajtje”.

Shuma e kërkuar prej 60 eurosh, është tërhequr në po atë datë nga asistentja e Hajdarit, Shqipe Gjergjaj dhe është proceduar më tutje për pagesën e gjobës së shoferit të ish-ministres.

Gazeta Sinjali konfirmon se pagesat e gjobave për kundërvajtje në trafik me para të taksapaguesve janë veprime të kundërligjshme, të cilat përveç se reflektojnë abuzim me paratë e taksapaguesve, po ashtu këto veprime sanksionohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovë.

Gazeta Sinjali do të kontaktojë edhe me prokurorinë nëse do të nisin hetimet për pagesën e gjobës së komunikacionit me paratë e qytetarëve të Kosovës. /Gazeta Sinjali/