image ​Abrashi e konsideron të padrejtë dhe të panevojshme kërkesën e AAK-së për presidentin

Politikë

​Abrashi e konsideron të padrejtë dhe të panevojshme kërkesën e AAK-së për presidentin

news image

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke folur në lidhje me çështjen e presidentit të vendit, tha se e konsideron si të padrejtë dhe të panevojshme kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për këtë post shtetëror, transmeton Gazeta Sinjali.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Abrashi ka thënë se mospajtimet brenda koalicionit mund të jenë të natyrshme.

“Për presidentin deri më sot nuk është diskutuar. Është e vërtetë që zyrtarë të AAK-së, duke përfshirë edhe kryetarin Haradinaj, kanë shpreh interesim për atë pozitë. Nuk është diskutuar deri më tani, por me afrimin e kohës kur është edhe mandati i përcaktuar, sepse tani është e padrejtë dhe e panevojshme kur kemi presidentin Thaçi në detyrë. Megjithatë, kur të vjen koha e përshtatshme dhe zgjedhjet për president, atëherë duhet të ulemi dhe të shohim si janë mundësitë dhe kush duhet të jetë ajo figurë”, është shprehur Abrashi.

Ai thotë se takimet mes krerëve të koalicionit janë të rregullta dhe diskutojnë për çështje të ndryshme brenda tyre.

Kurse, javë më parë Abrashi kishte thënë se presidenti i takon LDK-së, ai tani deklaron se nuk e kanë e trajtuar ende këtë çështje se kujt i takon pozita e presidentit.

/Gazeta Sinjali/