image Abrashi nuk i njeh vendimet e Hotit/ vetë i 50-ti, pa maska e pa distancë

Kosovë

Abrashi nuk i njeh vendimet e Hotit/ vetë i 50-ti, pa maska e pa distancë

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Fushatën e tij “nuk po e pengon” as koronavirusi, e as shifrat e vdekjeve si pasojë e infektimit me koronavirus.

Abrashi ka mbledhur sonte rreth 50 persona në një hapësirë të mbyllur, të cilët shihen pa maska e të “ngjitur” me njëri – tjetrin.

“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë. LDK, kala e pamposhtur”, ka shkruar Abrashi mbi fotografinë, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Foto e publikuar në Facebook nga Arban Abrashi, 27 dhjetor 21:32

Ministri në detyrë po shkel masat e qeverisë në detyrë, pjesë e të cilës është edhe vetë, të cilat ndalojnë grumbullimin e më shumë se katër personave, si dhe masën për mbajtjen e maskave dhe distancës./Gazeta Sinjali/