Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi si duket ka humbur durimin sa i përket pritjes së heqjes së barrikadave nga KFOR-i.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi ka reaguar pasi KFOR-i sot tha se mbështetë dialogun për të gjetur marrëveshje me qëllim të zbutjes së tensioneve në veri.
Abrashi thotë se ‘KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërsa sot pasi që janë bërë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog’
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”.
Tutje, Abrashi thotë se KFOR-i duhet të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës
“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”.