image Abrashi kërkon që të hapet kufiri me Shqipërinë, thumbon VV-në

Politikë

Abrashi kërkon që të hapet kufiri me Shqipërinë, thumbon VV-në

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka kërkuar hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Abrashi thotë se është e çuditshme sesi Vetëvendosje, e cila sipas tij është “avokate” e bashkim Kombëtar, të largohet nga Shqipëria e të afrohet me fqinjët e tjerë.

“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë. Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë”, ka shkruar ai.

Kërkesa e tij erdhi pas vendimit të qeverisë shqiptare që të hapet kufiri i Shqipërisë me Kosovën.

Kujtojmë që qeveria në detyrë e Kosovës mori vendim për mbyllje të kufijeve më 14 mars, një ditë pasi u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/