image Abrashi akuzon Qeverinë Hoti: Ka pasur persona që nuk kanë vdekur nga COVID-19, por i deklaruan ashtu

Politikë

Abrashi akuzon Qeverinë Hoti: Ka pasur persona që nuk kanë vdekur nga COVID-19, por i deklaruan ashtu

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka akuzuar Qeverinë Hoti, i cili thotë që në Kosovë pati keqmenaxhim të pandemisë COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Abrashi në seancën e Kuvendit tha se spitalet e Kosovës u shndërruan në baraka të vdekjes. Sipas tij, ka pasur qytetarë që kanë humbur jetën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka deklaruar si viktima të koronavirusit.

“Hoti na prezantoi një raport e që tha është raport i punës. Menaxhimi me COVID-19, besoj që shumë kolegë e dinë që nuk pati menaxhim por keqmenaxhim, spitalet u shndërruan në baraka të vdekjes. Ka pasur qytetarë që kanë humbë jetën, e ju i keni thënë që kanë humbë jetën nga COVID-19. Në këtë qeverisje është abuzuar me shtetin, ka pasur hyrje të forcave të Serbisë”, ka thënë Abrashi. /Gazeta Sinjali/