image Abortet në Shqipëri shënojnë rënie nga viti në vit

Shqipëri

Abortet në Shqipëri shënojnë rënie nga viti në vit

news image

Prej vitit 2015, abortet në Shqipëri shënojnë rënie nga viti në vit.

Përgjegjësja e  sektorit të sëmundjeve kronike pranë IShP-së, Dorina Toçi thotë se i njëjti trend është si për abortet spontane, ashtu edhe për ato me kërkesë.

Toçi thotë se kjo ka ardhur si pasoje e ndërgjegjësimit të grave mbi planifikimin familjar.

Manuela Bello drejtuese e UNFPA-së në Shqipëri, thotë se tematika e zgjedhur për sivjet është “të shikojmë të padukshmen”, dedikuar shtatzënive te paplanifikuara, shkruan EuroNews.

Një studim i kryer nga UNFPA-ja tregon se ka një rënie të përdorimit të kontraceptivëve.

/GazetaSinjali/