Gruaja e ish-futbollistit të Barcelonës Eric Abidal, Hayet, i ka nisur procedurat për shkurorëzim.
Për këtë shkak ish-mbrojtësi francez i ka kërkuar falje publike me lot në sy asaj.
42 vjeçari tha se e meriton këtë poshtërim por se ajo duhet ta falë.
“Hayet Abidal, më fal. Sido që të jetë vendimi yt, ti do të vazhdosh të jesh në sytë e mi gruaja e jetës sime dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm . Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Një ditë do të më falësh”.
Sipas raportimeve të mediave Eric Abidal, ishte i përfshirë në skandalin e rrahjes mes dy futbollisteve të Paris Saint Germain Arminata Diallo dhe Kheira Hamraoui.
Thuhet se Abidal ishte në një lidhje të fshehtë me futbollistën Hamraoui.