image Abdixhiku vizitë në Termokos: Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së, ndërmarrja ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove

Politikë

Abdixhiku vizitë në Termokos: Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së, ndërmarrja ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar ngrohtoren e qytetit “Termokos”, ku ka bërë të ditur se me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, ndërmarrja Termokos ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove.

Abixhiku ka thënë se duhet të flasim për projekte konkrete e lajme të mira.

“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, ndërmarrja Termokos ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove”, ka shkruar ai.

Tutje, i pari i LDK-së, ka bërë të ditur se nga ky investim edhe disa lagje do të bëhen me nxemje qendrore.

“Me këto mjete, sot një vit, nxemje qendrore do të kenë: – Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, plot 65 mijë metra katrorë banim. – Lagjja Lakrishte me 500 mijë metra katror banim. – Lagja Kalabria me 68 mije metra katror banim. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/